Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka folur për mediat perëndimore nga një bunker sekret në Kiev, duke thënë se “Ukraina do të luftojë më e fortë se kushdo tjetër”, por se nuk mund ta menaxhojë luftën kundër Rusisë e vetme.
Presidenti ukrainas, i cili është shfaqur si një figurë heroike në mbrojtjen e vendit të tij për sfidën e tij përballë agresionit rus, i tha CNN dhe Reuters se bisedimet për armëpushimin mund të jenë serioze vetëm nëse luftimet ndalojnë fillimisht.
“Nëse ju e bëni këtë, dhe të dyja palët e bëjnë këtë, do të thotë se ata [Rusia] janë gati për paqe,” tha ai. “Nëse ata nuk janë gati, do të thotë se thjesht po humbisni kohë.”
“Ne do të shohim [nëse ata janë gati],” tha ai.
Zelensky, i cili foli me presidentin amerikan Joe Biden në orët e fundit, tha se donte që lideri amerikan të trajtonte situatën në Ukrainë në fjalimin e tij sonte, sipas CNN. Ai thuhet se dëshiron të dëgjojë Biden të shpjegojë se rezistenca e Ukrainës nuk ka të bëjë vetëm me një vend, por me demokracinë dhe lirinë, dhe se amerikanët “duhet të kujdesen për të”.
/b.h