Shtëpia e Bardhë thotë se gjatë fjalimit që do ta mbajë sonte, presidenti Biden pritet të diskutojë sulmin rus ndaj Ukrainës dhe të ofrojë pikëpamjen e tij më të gjerë për zhvillimet në botë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar homologut amerikan Joe Biden që të japë një mesazh të fortë dhe “të dobishëm” në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës në fjalimin e tij, në një intervistë ekskluzive me CNN dhe Reuters nga bunkeri në Kiev në të cilën ai po udhëheq reagimin e ushtrisë së tij.
“Është shumë serioze… Unë nuk jam në një film,” tha Zelensky, një ish-aktor i komedisë, për CNN.
“Unë nuk jam ikonë, mendoj se Ukraina është ikonë… Ukraina është zemra e Evropës dhe tani mendoj se Evropa e sheh Ukrainën si diçka të veçantë për këtë botë.
Kjo është arsyeja pse [bota] nuk mund ta humbasë këtë diçka të veçantë. “, deklaroi Zelensky!
“Ne po luftojmë vetëm për tokën dhe lirinë tonë,” i tha Zelensky Parlamentit Evropian sot, duke bërë që përkthyesi i BE-së të përfshihet nga emocionet që i bene zerin ti dridhej.
“Ne dëshirojmë t’i shohim fëmijët tanë të gjallë. Mendoj se është e drejtë. Ne po luftojmë për jetën tonë… Ne po luftojmë për mbijetesë. Ky është motivimi ynë më i lartë,” tha Zelensky./m.j