Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me deklaratat për sanksione ekonomike ndaj Rusisë.
Më një gjuhë të ashpër, i besuari i Presidentit Putin, Medvedev kërcënon Perëndimin ndërsa shkruan se në historinë njerëzore, luftërat ekonomike shpesh shndërrohen në të vërteta.
“Sot një ministër francez ka thënë se i kanë shpallur luftë ekonomike Rusisë. Kujdes me gjuhën, zotërinj! Dhe mos harroni se në historinë njerëzore, luftërat ekonomike shpesh shndërrohen në të vërteta.”
/a.r