Mediat ruse si Ria Novosti ka bërë të ditur se nesër mund të zhvillohet raundi i dytë i bisedimeve Kiev-Moskë.
Edhe burime diplomatike ukrainase thonë se raundi i dytë i bisedimeve mes dy vendeve mund të zhvillohet nesër, 2 mars.
Ndërkohë raundi i parë mes dy delegacioneve u zhvillua ditën e djeshme në kufirin Bjellorusi-Ukrainë dhe zgjati 6 orë.
Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Mikhaylo Podolyak, tha: “Delegacionet ukrainase dhe ruse mbajtën raundin e parë të negociatave. Qëllimi i tyre kryesor ishte të diskutonin armëpushimin dhe përfundimin e veprimeve luftarake në territorin e Ukrainës.”
Palët kanë përcaktuar temat ku janë përcaktuar vendime të caktuara. Në mënyrë që këto vendime të të zbatohet si udhërrëfyes, palët po kthehen për konsultime në kryeqytetet e tyre. Palët diskutuan për mbajtjen e një raundi tjetër negociatash ku mund të zhvillohen këto vendime.”
Të dyja palët do të kthehen në kryeqytetet e tyre për konsultime përpara një raundi të dytë bisedimesh, i cili mund të zhvillohet në ditët në vijim, agjencia e lajmeve Reuters.
Pritjet për një zgjidhje paqësore nuk ishin të larta përpara takimit të së hënës.
Ukraina tha se donte një armëpushim dhe tërheqje ruse, ndërsa Kremlini tha se nuk do të shpallte qëndrimin e tij. Negociatorët e Rusisë kanë folur për arritjen e një marrëveshjeje që është në interes të të dyja palëve.
g.kosovari