Një incident detar ka ndodhur sot në detin Jon, ndërsa News24 raporton= se një anije shqiptare është ndaluar nga forcat greke.
Bëhet fjalë për peshkarexhën shqiptare ‘Mario 1’ e bllokuar nga efektivët grekë pas kërcënimeve.
Mësohet se shkak janë bërë pretendimet e palës fqinje për shkelje të ujërave territoriale.
Nderkohe, Ministria e Mbrojtjes nje ore pas transmetimit te lajmit ka mohuar te kete pasur nje konflikt te tille me palen greke.
Ja njoftimi i MM:
Sot rreth orës 10.45, anija P-117, e cila po kryente patrullimin në rajonin e Gjiut të Limonit, Sarandë, njoftoi sallën operacionale se kishte marrë thirrje nga peshkarexha “Mario-1”. Peshkarexha në fjalë pasi jepte kordinatat theksonte se një mjet i Rojes Bregdetare Greke e ka lajmëruar që ishte duke peshkuar në ujrat greke.
Nisur nga kjo situatë, anija P-117 është urdhëruar të nisej menjëherë për në vendngjarje dhe ka mbërritur aty në orën 10.55. Në këtë orë anija e Rojes Bregdetare Greke ishte rreth 4 kabël nga peshkatorja dhe që lëvizte me kurs për në jug-perëndim drejt Korfuzit.
Përsa më sipër, shtabi i Forcës Detare mori masa për menaxhimin e situatës dhe evidentimin e të dhënave të mara si nga personeli i shërbimit, ashtu dhe nga peshkatorja ‘’MARIO-1’’. Nga shqyrtimi i situatës dhe të dhënave të marra rezultoi se anija peshkatore ‘’MARIO-1’’ ndodhej në vijën fundore të kufirit, në ujërat territoriale shqiptare duke kryer aktivitet peshkimi. Po mbi bazën e këtyre të dhënave u konkludua gjithashtu se anija e Rojes Bregdetare Greke nuk ka qënë në kufijtë e ujërave trritoriale shqiptare.
Gjatë kryerjes së këtij operacioni Roja Bregdetare ka bashkëpunuar dhe me Policinë Kufitrare, si dhe me oficerin civil të turnit të Inspektoriatit të Peshkimit në QNOD.
Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe Policia Kufitare e Vlorës, e cila raporton se ishte sinjalizuar nga autoritetet greke se anija me flamur shqiptar po i afrohej kufirit të shtetit fqinj. Policia sqaron me qëllim respektimin e legjislacionit ndërkombëtar që rregullon kufijtë ujorë mes dy vendeve, u shoqërua dhe i’u tërhoqu vëmendja kapitenit të anijes së peshkimit.
Ja reagimi:
Njoftim për shtyp
SARANDË
Sot rreth orës 10:50, në ujërat bregdetare në zonën Qefal – Himarë, u konstua një anije peshkimi me flamur shqiptar, e cila ishte në vijën fundore të kufirit detar me Greqinë.
Roja bregdetare e palës greke, njoftoi palën shqiptare se anija e peshkimit me emrin “Mario 1” e kompanisë “Fama” Sarandë, i ishte afruar kufirit detar të shtetit fqinj.
Menjëherë strukturat e Policisë Kufitare në Sarandë kanë shoqëruar kapitenin e anijes së peshkimit në Komisariatin e Policisë Kufitare dhe Migracionit.
Me qëllim respektimin e legjislacionit ndërkombëtar që rregullon kufijtë ujorë mes dy vendeve, Policia Kufitare ka marrë masat e nevojshme duke i tërhequr vëmendjen kapitenit të anijes së peshkimit.
# # #