“Rusia ka ndaluar hyrjen e avionëve nga Zvicra në hapsirën e saj ajrore”, tha autoriteti federal i aviacionit të vendit, Rosaviatsiya. Në deklaratë thuhet se kjo lëvizje ishte një hakmarrje për sanksionet e vendosura nga Zvicra.
Sanksionet zvicerane: Zvicra do të hiqte dorë nga angazhimi i saj ndaj “neutralitetit zviceran” në favor të miratimit të sanksioneve kundër Rusisë, tha të hënën presidenti zviceran Ignazio Cassis, duke shtuar se masat e Bernës do të jenë në përputhje me ato të miratuara tashmë nga Bashkimi Evropian.
Sanksionet përfshijnë mbylljen e hapësirës ajrore zvicerane për të gjitha fluturimet nga Rusia, duke përfshirë avionët privatë, me përjashtim të fluturimeve humanitare, fluturimeve kërkimore dhe situatave emergjente.
/a.r