Sipas MeteoAlb: Masat ajërore të paqëndrueshem do sjellin në vend vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore. POR herë pas here do të ketë dhe intervale me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në orët e pasdites dhe në vijim.
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 9°C.
Era do të fryjë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Mbeten vranësirat e shpeshta prezente në të gjithë territorin e Kosovës për gjatë gjithë 24_orëshit. POR herë pas here parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime afatshkurtre duke sjell dhe reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV vijon të jetë në ndikimin e motit të paqëndrueshëm i cili do të sjelli dominim të vranësirave të shpeshta në territor. POR pritet që në intervale kohore të ndryshme të kemi shtim të vranësirave, duke gjeneruar reshje dëbore të pakta nëpër MV.
g.kosovari