Aleatët perëndimorë zhvilluan sot një bisedë telefonike për të diskutuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Pjesë e bisedimeve ishin udhëheqës nga NATO dhe vendet anëtare të G7, raporton BBC.
Downing Street thotë se ata “ranë dakord të ndjekin çdo rrugë për të siguruar që Putini të dështojë në ambiciet e tij”.
Siç mësohet, udhëheqësit diskutuan nevojën për mbështetje të vazhdueshme ushtarake për qeverinë ukrainase dhe për një përgjigje ndërkombëtare ndaj situatës humanitare në terren.
Qeveria britanike përshëndeti “Unitetin e mesazhit dhe veprimit midis vendeve në ditët e fundit”, duke përfshirë heqjen e disa bankave ruse nga sistemi i pagesave Swift.
/b.h