Ish-ministri Paskal Milo lidhur me situatën në Ukrainë pas sulmeve të Rusisë, i ka konsideruar këto bisedime e sotme të rëndësishme dhe të nevojshme, ndërsa theksoi se synimi i Rusisë nuk është pushtimi i Ukrainës, por përmbysja e qeverisë.
“Bisedimet janë gjithmonë të nevojshme, por aq më tepër kur duhet të mbyllet një konflikt janë shumë të mira për tu zhvilluar. Palët u ulën dhe kanë paraqitur pikëpamjet e tyre, por ne nuk dimë asgjë më shumë sepse ata do të shkojnë tek shefat e tyre do të diskutojnë dhe do të kthehen në takimin e dytë dhe aty do të shihet dhe rezultati. Nëse tavolina do arrijë kompromis nuk do interpretohet si humbës. Synimi i Rusisë nuk ka qenë pushtimi i Ukrainës, ajo ka qenë e ndërgjegjshme se s’do e bënte dot ajo ka dashur të ushtroj presion sa më të madh deri në përmbysjen e qeverisë së Zelinskyt”, tha Milo në TPZ.
/b.h