Shtëpia e Bardhë po vëzhgon nga afër veprimet e ndërmarra nga Bjellorusia dhe është e përgatitur të vendosë më shumë sanksione ndaj Minskut mes raporteve se forcat bjelloruse mund t’i bashkohen Rusisë në pushtimin e saj në Ukrainë, tha një zyrtar i lartë i administratës.
“Ne po i shikojmë ato ngjarje me shumë kujdes,” tha zyrtari kur u pyet për raportet e inteligjencës që tregojnë se Bjellorusia është e përgatitur për t’iu bashkuar pushtimit rus.
“Ne kemi thënë se në rast se Bjellorusia vazhdon të ndihmojë dhe inkurajojë agresionin e Rusisë në Ukrainë, ata gjithashtu do të përballen me pasoja”, tha zyrtari.
“Ne kemi zbatuar tashmë disa nga ato masa. Këto kosto do të vazhdojnë të rriten shumë.”
/b.h