Hoxha Muharem Ismaili, nga Shkupi, ka folur për luftën në Ukrainë para besimtarëve që e ndjekin.
Ai e ka quajtur dreq dhe zullumqar presidentin e Ukrainës.
Hoxha u shpreh se Rusia do i mundë të gjithë
“Sot, dje pardje, muhabetin kryesor jemi duke e bo për luftën Ukrainë-Rusi, tema kryesore, e unë ju thomë se rastësisht ju ka plasur sherri Ukrainës në oborr?
Nuk është rastësisht, se para pak kohe kur Izraeli e luftojke Palestinën, kryetari i Ukrainës, qaj dreqi që del sot dhe rrin për gjynah aty, ai dilke dhe qajke për mediume për jahuditë” ka thënë hoxha Muharem.
“Ky i qajke jahudit, zullimqaret nuk duhet me na u dhimt, se atij zullumqarit ia qon alluhu një zullumqar ma të madh, ne kemi thonë në hutbe, o Allah zullumqarit të vogel qoja një zullumqar të madh, e qitash i ka ardh një zullumqar me emrin Rusi, e tash din qysh me e trajtu zullumqarin e vogël se ka lotë krokodili”, tha ai tutje.
“Asgjë nuk kanë me mujt me i bo Rusisë, se ata janë zullumqarë, se zullumqaret le te kapen ne s’kemi pse mërzitemi për ta. Europa nuk e ndali zullumin në Siri, e shkatrun atë vend të bekum, e tash zullumi i ka ardh në derë”, tha ai./ tema