Bjellorusia ka njoftuar se është gati salla ku do të zhvillohen bisedimet mes delegacioneve ukrainase dhe ruse pasi lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e pestë të saj.
Ukraina ra dakord një ditë më parë të dërgojë përfaqësuesit e saj diplomatikë në afër me Bjellorusinë, pavarësisht raporteve se lideri i vendit Alexandër Lukashenko është gati të dërgojë trupa për t’iu bashkuar Rusisë.
“Vendi për bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi është përgatitur, pritet ardhja e delegacioneve”, tha ministria e Jashtme Bjelloruse në rrjetet sociale duke publikuar një foto të tryezës në krye të së cilës janë vendosur flamuri rus dhe ai ukrainas.
BBC shkruan se Anatoly Glaz, një zëdhënës i ministrisë së jashtme të vendit, tha: “Bisedimet do të fillojnë sapo të gjithë delegacionet të mbërrijnë në pikën e takimit.”
g.kosovari