Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se negociatat mes Kievit dhe Moskës do të zhvillohen në kufirin Bjellorusi-Ukrainë.
Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin ka treguar të tjera detaje në lidhje me neogicuatat. Ai ka deklaruar se bisedimet mes delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen të hënën në mëngjes.
Zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky tha se presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko e telefonoi presidentin ukrainas të dielën.
“Politikanët kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat”, tha zyra e tij.
/b.h