Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha të dielën se nuk ka trupa ruse në kryeqytetin ukrainas.
“Ushtria jonë, forcat e zbatimit të ligjit dhe mbrojtja territoriale vazhdojnë të zbulojnë dhe neutralizojnë sabotatorët”.
Klitschko tha se nëntë civilë, përfshirë një fëmijë, janë vrarë në Kiev që nga fillimi i pushtimit rus, si dhe 18 personel ushtarak dhe të mbrojtjes territoriale.
“Rusia po bombardon lagjet e banuara në kryeqytetin ukrainas. Rusia po vret ukrainas në të gjithë Ukrainën!”.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se ka në shënjestër vetëm instalimet ushtarake, jo civilët.