Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, në emisionin “Zona e Debatit” në “Klan” Kosova, ka thënë se lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mund të jetë i dobishëm për vendin, sepse siç thotë kryeministri, tek ai ka parë cilësi të mira shtet-formuese.
“Ne kemi një marrëveshje koalicionit, dhe nuk e shoh fare të rëndësishme kush është në qeverisje a është Haradinaj në pozitë apo jo. Gjatë këtyre gjashtë muajve, ai më ka krijuar bindjen që mund të jetë i dobishëm për Kosovën”. Ndërsa, për Fatmir Limajn kryetarin e NISMA-së për Kosovën, mendon se ka një kulturë shtetërore dhe se është njohës i mriz i çështjeve kushtetuese. Ndërsa për Lëvizjen Vetëvendosje, tha se është subjekt politik që ka një orientim krejtësisht ndryshe nga partitë tjera në Kosovë, mirëpo që prapë ka hapësirë për dialog.