Turqia ka deklaruar se ende nuk ka marrë një vendim në lidhje me mbylljen e ngushticave të saj midis Mesdheut dhe Detit të Zi përr kalimin e anije luftarake ruse pavarësisht një pretendimi të mëparshëm nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, shkruan The Guardian
Ky është sqarimi i parë zyrtar që kur Zelenskiy tha të shtunën se Turqia kishte rënë dakord të mbyllte rrugët ujore për anijet luftarake – gjë që do të kishte qenë një ndihmë e madhe mbrojtëse për Ukrainën.
Sipas The Guardian një zyrtar turk tha se ende nuk është marrë një vendim për të bllokuar anijet luftarake ruse në Detin e Zi. Nëse diçka e tillë do të ndodhte, do të shkelte konventën e shteteve në Detin e Zi, që anijet luftarake mund të kthehen në porte gjatë luftës.
Marina ruse ka qenë përgjegjëse për viktimat në brigjet e Ukrainës dhe në ishujt në Detin e Zi.
/a.r