Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian ka kercenuar se Presidenti rus Vladimir Putin duhet të kuptojë se NATO është një aleancë bërthamore.
“Vladimir Putin duhet të kuptojë se aleanca Atlantike është një aleancë bërthamore,” tha Le Drian në transmetimin e kanalit televiziv TF1.
Ai gjithashtu vuri në dukje se presidenti rus, “në luftë me NATO-n”, bashkoi aleancën dhe aleatët e saj si kurrë më parë.
Nderkohe qe me pare Putin kishte folur me homologun Macron, pala franceze kërkoi një bisedë telefonike.
“Ka pasur një shkëmbim serioz dhe të sinqertë të pikëpamjeve për situatën rreth Ukrainës”, informohet nga Kremlini.
Putini i dha Macronit një shpjegim gjithëpërfshirës të arsyeve dhe rrethanave për vendimin për të kryer një operacion special ushtarak./m.j