57 persona kanë vdekur dhe 169 persona janë plagosur, pas sulmeve nga forcat ruse, tha të enjten Ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Viktor Lyashko.
Duke folur drejtpërdrejt në kanalin televiziv ‘1+1’ të Ukrainës, Lyashko tha se spitalet dhe punonjësit mjekësorë ishin gjithashtu nën sulm të enjten, duke përfshirë në Avdiivka dhe Vuhledar në Donetsk, me viktima të raportuara mes punonjësve mjekësorë.
Nga ana tjetër qeveria amerikane po zgjeron zonën afër Ukrainës ku pilotët amerikanë nuk mund të fluturojnë.
Administrata Federale e Aviacionit tha se po publikon një njoftim të zgjeruar për pilotët që “tashmë do të mbulojë të gjithë Ukrainën, Bjellorusinë, dhe pjesën Perëndimore të Rusisë”.
SHBA nga ana tjetër ka nisur me mision rreth 7 mijë trupa në Europë, ndërsa Biden tha se nuk do të ketë asnjë ushtar amerikan në territorin ukrainas.
/a.r