Lufta ka nisur mes dy vendeve, mes Rusisë dhe Ukrainës. “The Telegraf“ ka postuar një foto ku tregon diferencën e madhe që ka Rusia dhe Ukraina si në ushtri ashtu edhe në pajisje të tjera luftarake ndaj Ukrainës. Rusia si një superfuqi ka një numër shumë të lartë duke numëruar jo pak por 280 mijë ushtarë, e po e njëjta epërsi vihet re edhe në artilerinë e rëndë dhe në pajisjet fluturuese. Ndërsa forcat ukrainase edhe pse modeste në krahasim me Rusinë, sërish kanë një numër të madh personash që u shërbejnë vendit në Forcat e Armatosura, plot 145 mijë të tilla. Megjithatë duket se Ukraina pa ndihmën e aleatëve do ta ketë të vështirë fitoren në rast se lufta përshkallëzohet…
Grafik që krahason dy forcat ushtarake të Ukranës dhe RusisëLufta ka nisur tashmë mes dy vendeve kur presidenti rus Vladimir Putin lëshoi raketat gjatë orëve të para të mëngjesit duke shkaktuar viktimat dhe të plagosurit e parë në Ukrainë, mes tyre edhe civilë. Ndërsa paralajmëroi se pushtimi i të gjithë vendit ishte plani i tyre.
g.kosovari