Banorët e zonës së 5 Majit, të Laprakës e Paskuqanit janë mbledhur këtë të enjte sërish në protestë para Parlamentit, për të kundërshtuar projektin që shemb banesat e tyre.
Nëna Liza, e cila është kthyer në banoren simbol të këtyre protestave, ka folur për mediat dhe i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestë në mbështetje të tyre.
“A keni fëmijë mo a keni gjak shqiptari? As në Afgnistan nuk është bërë kështu. I bëj thirrje gjithë rinisë e popullit të hapë sytë e të vijë të marrë fatet e këtij vendi se këtu vec me thonë burra shkoni kapni hujt se na ka vonë dreqi për fund, se janë dy tre vetë që sundojnë botën.
Mos e gëzofshnin mundin tonë e djersën tonë. Djali im s’i ka bërë me drogë e hajdutllëqe.
Populli të mblidhet sa me shumë para Parlamentit, Kryeministrisë, ambasadës amerikane, gjykatat, gjtkata të japë drejtësinë se mua më prishin shtëpinë e jetën”.
Duke folur për personat që policia ka arrestuar, për shkak të përplasjes së banorëve me uniformat blu, nëna Liza i bëri thirrje gjykatës t’i lirojë.
“I bëj thirrje shtetit e gjykatës të na nxjerrë sa më shpejt nga burgu ata 5 persona. Gruaja, arma e shtëpia nuk i jepet asnjë njeriu, ai që i jep nuk është burrë, por njeri kot i thotë vetes njeri kot”
/b.h