Kanë përfunduar dy takimet e raundit të 1/16-të të Champions League. Një ndeshje që nisi mirë për Atletico Madrid që kaloi menjëherë në epërsi në Wanda Metropolitano.
Në minutën e 7′ Joao Felix do të shënonte golin e avantazhit. Krosim nga e majta i Renan Lodit, teksa portugezi fluturon dhe mund de Gea-n me ndihmën e shtyllës.
Në pjesën e dytë, Manchester United do e nderonte 19-vjeçari Elanga. Sulmuesi suedez hyri në fushë në minutën e 75′ të takimit dhe 5 minuta më vonë do të shënonte golin e barazimit. Me këtë rezultat dy skuadrat lënë të hapur mundësinë e kualifikimit në “Old Trafford”.
ATLETICO MADRID-MANCHESTER UNITED 1-1
Takimi mes Ajax dhe Benficës përfundoi në barazim me shifrat 2-2. Miqtë nga Amsterdami kaluan shumë shpejt në avantazh. Tadic shënoi për skuadrën e Ajax në minutën e 18-të. Mirëpo 8 minuta më vonë Benfika arriti të barazojë shifrat, pas autogolit të Haller.Megjithatë, sulmuesi 27 vjeçar arriti të shlyej gabimin, duke shënuar për Ajax dhe duke i dhënë sërish avantazhin. Në pjesën e dytë, Yaremchuk do të shënonte në minutën e 75′ të takimit duke barazuar shifrat.
BENFICA-AJAX 2-2