Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të padisë për shpifje, kryetaren e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabakun.
Në një prononcim për mediat, Rama deklaroi se akuzat që ka ngritur Tabaku në drejtim të kryeministrit si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, janë të rënda.
Kreu i qeverisë thotë se me Tabakun do të takohet në Gjykatë kur të përfundojnë hetimet e SPAK-ut lidhur me inceneratorët.
Pyetje: A do bëni padi për Luçiano Boçin që ju akuzoi si pjesë e grupit kriminal?
Rama: Do të marrim njëherë kohën që të mbarojnë gjithë hetimet nga SPAK, të çojmë të gjithë akuzat në gjykatë. Dhe pastaj sigurisht që çështjen e grupit të strukturuar kriminal do e trajtojmë në gjykatën përkatëse. Me siguri që për fat të keq, tani e kemi bërë gjykatën si një vend ku takohemi me zonjën Tabaku. Zonja Tabaku është recitiviste për shpifje. Do duhet ta bëjë prapë pasi nuk ndodh në asnjë vend. Sado e tensionuar të jetë lufta politike, që një politikan dhe një parti politike, të angazhohet me publikun për të ngritur akuzën e një grupi të strukturuar kriminal. Sigurisht që jo përpara se sa të bëhet hetimi, jo i Komisionit, por hetimi i SPAK-ut, sigurisht që kjo do të shkojë në Gjykatë. Muaj të tërë rrokanis kokën e dynjasë. Prita të mbarojë Big Brother.
g.kosovari