Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca këtë të mërkurë ka komentuar zhvillimet më të fundit politike dhe institucionale në Shqipëri ku thekson rëndësinë e plotësimit të kritereve për anëtarësimin në BE.
Soreca në fjalën e tij është shprehur se puna e bërë deri më tani është për tu vlerësuar maksimalisht dhe pse duket se procesi i integrimit nuk po ecën siç duhet.
Ambasadori ndër të tjera ka theksuar se Komisioni e ka dhënë vlerësimin e tij në dhjetor dhe po punohet që sa më parë të organizohet dhe konferenca ndërqeveritare.
“Kuvendi do të ruajë një rol të madh në proces për përfshirjen e publikut shqiptar. para dy javësh ne kemi parë dhe rolin e Kuvendit të Shqipërisë në rrugën e integrimit me zgjatjen e vettingut një hap i rëndësishëm në konsolidimin e rrugës së integrimit.
Është thelbësore që të ketë dialog ndërpartiak të vërtetë dhe të qëndrueshëm për të pasur qëndrueshmëri për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Komisioni Evropian e ka dhënë vlerësimin e vet dhe ka thënë se Shqipëria i ka mbushur kriteret për të hapur negociatat dhe ne jemi të vendosur që konferenca e parë ndërqeveritare të zhvillohet sa më parë. Përfundimet e Këshillit dhe konkluzionet e vendeve anëtare në dhjetor kanë treguar këtë dhe pse procesi i integrimit nuk po ecën aq fort. Bashkimi Evropian i ka qëndruar përkrah Shqipërisë gjatë tërmetit dhe gjatë pandemisë.
Ndërkohë që presim për zhvillimin e konferencës ndërqeveritare ne nuk kemi kohë për të humbur por duhet që vijojmë punën me administratën shtetërore. Shqipëria këtë kohë duhet që ta përdorë për të vijuar me sfidat e saj dhe të mos humbasë asnjë moment për ti çuar përpara ato. Duke respektuar standartet ndërkombëtare dhe ato të Venecias. Mbrojtja e të dhënave duhet që të rritet siguria për rritjen e sigurisë”, ka thënë ai.
/b.h