Kryeministri Edi Rama thotë se nuk do t’i kishte kthyer tre koncesionet për menaxhimin e mbetjeve në vendin tonë, nëse do të kishte mundësi.
Rama tha në komisionin hetimor për inceneratorët se situata nga mbetjet në vendin tonë ka qenë katastrofike, ndërsa u shpreh se nuk do të zgjidhte të kthehej pas nga parqet ekologjike te malet me plehra që ekzistonin dikur.
Duke u shprehur se kishte ndryshuar dhe biodiversiteti ne zonen perreth plehrave ne Tirane, aq sa dhe lopet ishin me dhembe si peshkaqeni, nje ironi me qeverisne e Bashes ne bashkine e Tiranes!
Pjesë nga dëshmia e Ramës në komision:
Tabaku: Nëse do të kishit mundësi do e kishit kthyer vendimmarjen mbrapsht për këto kompani që sot janë duke administruar 430 milion euro nga persona në kërkim?
Rama: Të lutem mos e përmend më këtë, se më duket sikur ke sjellë 5000 delegatë
Tabaku: Ju falenderoj që nuk më kthyet përgjigje
Tabaku: Nëse do kishit mundësi, këto kontrata koncesionare do ishin kthyer pas?
Rama: Për asnjë arsye në botë, nëse do ta nisnim si një film, nga kodrat me plehra te kodrat e gjelbra që kemi sot, kam parë lopë të egra me dhëmbë si peshkaqen. Nga ekoparku të kthehemi te lopët e egra, jo në asnjë mënyrë./m.j