A u shkarkoi ministri i Financave Shkëlqim Cani sepse nuk pranoi inceneratorët? Kjo ishte pyetja që iu bë Kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Rama i prerë iu përgjigj Jo dhe tregoi një histori në qeverisjen e kaluar të demokratëve.
“Grupi i strukturuar ka larguar profesorin e nderuar Shkëlqim Çani? Kjo i është thënë shqiptarëve prej muajsh. Ndaj shqiptarët duhet të marrin vesh se çfarë ndodh dhe si funksion.
Nuk ka pasur organizatë të strukturuar se po të kishte organizatë të strukturuar do t’i thoshim Shkëlqim Canit: “Nuk e bën ti këtë? Do ta bësh se s’bën, do ta bësh me një këmbë dhe do ikësh fare, se ti di i si i bëjmë ne kriminelët gjërat”. Po s’ka pas grup të strukturuar kriminal.
Ndodh që ministri i financave kundërshton, vendimi rregullohet. Normal sepse nuk jemi organizatë e strukturuar. Këto ka raste si ai i Ridvan Bodes kur i thuhet zotëri na duhet një dritë jeshile që qeveria të aprovë një koncesion 23 mln euro investim.
Bode i thotë që shikojeni mirë këtë gjë se ne kemi për të njëjtën gjë oferta të pakërkuara me 5-8 miln euro. Qeveria nuk e pyet fare dhe i fut një të miratuar vendimin. Nuk funksionon kështu me qeverinë që drejtoj unë. I nderuari profesori Çani nuk është larguar për këtë arsye”, tha Rama./m.j