Kryeministri Edi Rama në komisionin hetimor për inceneratorët ka përmendur edhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjatë debateve me kryetaren e Komisionit, Jorida Tabaku u shpreh se janë dy ministra të qeverisë socialiste që sot janë prapa hekurave dhe kjo sipas tij është arritje e reformës në drejtësi.
Sipas Ramës ka ikur koha, kur një kryetar partie i thoshte Prokurores së Përgjithshme lavire dhe se nuk zbatonte urdhrat e saj.
Kreu i qeverise shprehet se ajo çka ka ndodhur mes mes ish ministrit Lefter Koka dhe kompanisë kjo është një çështje që i takon hetimi dhe gjykimit
“Unë kam të drejtë se jam dëshmitari. Pra unë e kam tek 430 mln eurot. Seç ka ndodhur mes ish ministrit dhe kompanisë kjo është një çështje që i takon hetimit dhe gjykimit. Por në të gjitha rastet nëse aty ka pastrim parash, nuk pastrohen paratë e buxhetit të shtetit, nëse ekziston ashtu ajo është një marrëdhënie korruptive mes një zyrtari të lartë dhe një kompanie.
Nëse më pyesni pse nuk ka funksionuar shtetit, unë jam kryeministri dhe jo shteti. Sot organi i akuzës, institucion i shtetit ka ngritur një akuza. Mua në këtë pjesë mos më kërkoni gjëra që…edhe ju shkelni ligjin sepse bëni akuza penale, që duhet ti bëjë drejtësia.
Unë me Ministrin e Mjedisit kam punuar shkëlqyeshmesh. Por nëse ministri jashtë kësaj marrëdhënie pune ka bërë ato që thuhet, sigurisht që nuk është arsye që impianti nuk ekziston, puna nuk është bërë. Kjo është individuale. Sot kemi një ministër të dënuar dhe një tjetër që është në arrest, të dy nga kjo shumicë, në një vend ku prokurores i thuhej lavire dhe urdhrave të prokurores i thoni mos i zbatoni.
Unë e shoh përparim të madhe këtë. Lavire i ka thënë kryetar yt që sot e mohon. I ka thënë ai legjendari. Legjendarit sot i keni kthyer shpimen sepse jeni me Amerikën tani”, tha kryeministri./m.j