Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deputetin demokrat, Lefter Gështenja, gjatë dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.
Teksa kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, e pyet për 100 milionë euroshin e financuar nga buxheti i shtetit për inceneratorët, Rama i kthehet deputetit Gështenja, duke i thënë “më lejo të thyej këto arrat e mia njëherë”.
Rama: E ka dhe këtë zërin… Ne do përqendrohemi te lekët, se këtu është problemi. Këto a e njoh unë ligjin apo jo, janë tema tjera. Do përqendrohemi te lekët, se keni bërë hajgare gjithë këto muaj. Sot do i provoj shqiptarëve se kjo është aritmetika e delegatëve. Plehrat përpunohen me para, jo pa para. Nuk kemi gjetur asnjë model në botë që të përpunojë plehra pa para. Ka pasur një model dhe qenë modeli i qeverive paraardhëse, po e them në shumës. Si je z. Gështnja, më lejo të thyej këto arrat e mia njëherë. Ai po qesh mo, është i lumtur.
Tabaku: Nuk më duket normale që kryeministri vjen e merret me secilin.
Rama: Ai po qesh mo, ju duket normale që kur dëshmitari flet, t’i flasin nga salla.
/a.r