Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ngriti disa pretendime për njohjen e Gjiknurit me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin dhe për dhënien një kontrate konçensionare me një kompani gazi në vitin 2015.
Gjiknuri është shprehur se nuk ka pasur asnjëherë kontratë konçensionare me kompaninë në fjalë. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, tha se nga ky komision nuk është gjetur asnjë gjë për të.
Zhupa: E keni bërë tërmet me inceneratorët, dhe në morinë e rastësive të njohjes tuaj me zotin Mërtiri dhe Zoto. Dua të shtoj dhe disa rastësi të tjera. Në vitin 2015, rastësisht, Damian Gjiknuri dalin në interceptime të kryera për një hetim financiar ndaj Zotos, dhe këto janë të dhëna të medias. Rastësisht jeni të përfshirë në aferën e gazit, që nuk përfundoi, me Albpetrolin. Rastësisht a ka fituar Zoto dhe partnerët e tij tendering për efiçencën e energjisë në Qytetin Studenti. A keni qenë në banesën e MIrel Mërtirit në Maltë.
Gjiknuri: E hape shumë diabazonin e çështjeve. Objekti i këtij hetimi nuk është kontrata e gazit, unë kam bërë një reagim public për të. Kur zonja doli si bedel mediatike aty dhe lexio shkresën që i kishin dhënë. Unë dhashë një përgjigje. Nuk ka pasur një kontratë gazi, ka pasur një tentativë nga Albpetrol për të shitur gazin që digjet. Fatkeqësisht nuk e mori njeri.
Tabaku: Zonja renditi disa rastësi, juve si ka mundësi që nga leje minerare tek ndriçimi i konvikteve.
Gjiknuri: Lejet minerare dhe shitja e gazit, janë gara publike dhe hyn kushdo e nuk bën ministria tendera. Mbani fokusin se përndryshe do flas si Sekretari i Përgjithshëm i Partisë për tërmete dhe element të tjerë se tërmet, unë kur fillova të dëgjoja dhe në foltoret e Sali Berishës, tërmet është një lëvizje tektonike politike.
Tabaku: Kujdes me tërmetet se del si tek Dibra. Kështu fokusohemi më mirë tek inceneratorët.
Gjiknuri: Nuk kam asnjë lidhje me asnjë nga këto. Nuk mohova që i kam takuar. Në të gjitha këto procedurat, që doni t’i vendosni si garniturë pasi nuk gjetët gjë tek kryesorja për rolin e Damian Gjiknurit. Të gjitha ato procedura as nuk kanë shkelje, dhe as janë kontestuar, dhe mbi të gjitha janë gara publike. Nëse unë jam në konflikt interesi, atë duhet ta gjykojnë organe të tjera./m.j