I shumëpritur nga tifozeria e Romës, Luciano Spalletti tashmë edhe zyrtarisht është njeriu i parë i klubit pasi gjatë ditës ka shkuar në lokalet e klubit, ndërsa në aeroportin Fiumicino u prit nga më shumë se 200 tifozë të flaktë të Romës, të cilët e duartrokitën dhe i dëshiruan mirë se ardhje. “Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që jam rikthyer në një kampinat të fuqishëm sivjet i cili nuk ka qenë një kohë të gjtë kështu..Forza Roma”. Këto ishin fjalët e para të Spallettit i cili kthehet në kampionatin italian pas aventurës së tij në Rusi, ku nga viti 2009 e deri në vitin 2015 ishte pjesë e klubit Zenit ST. Petersburg. Të dielën Spalletti do të debutojë me Romën në Olimpico kundër skuadrës së fundit Verona.