Rrjedhje masive nga një prej bankave private më të mëdha në botë, Credit Suisse , ka ekspozuar pasurinë e fshehur të klientëve të përfshirë në tortura, trafik droge, pastrim parash, korrupsion dhe krime të tjera të rënda.
Detajet e llogarive të lidhura me 30,000 klientë të Credit Suisse në të gjithë botën gjenden në rrjedhjen, e cila demaskon përfituesit e më shumë se 100 miliardë frangave zvicerane (80 miliardë £)* të mbajtura në një nga institucionet financiare më të njohura të Zvicrës.
Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar dhe avokati i njohur Spartak Ngjela. Ai tha se nga burimet e tij ka informacione se politikanë në Shqipëri kanë shuma të mëdha parash në Zvicër. Sipas tij nga humbja e madhe që pësuan nga Qipro, ata u detyruan ti transferojnë në shtetin zvicerian.
Sipas Ngjelës, do të ketë goditje të forta nga të dyja krahët e politikës, PS-PD.
Pjesë nga intervista e Ngjelës
Ngjela: Paligjshmërinë e nxjerr gjykata. Duhet një gjykatë ndërkombëtare. Po të jetë sasi e madhe parash, sigurisht që këta do i drejtohen një gjykate ndërkombëtare. Ne nuk e dimë sa është shuma, por ato janë të mëdha. Zvicra nuk është ofshor, është shtet liberal. Liberalizimi i depozitimit është tek burimi. 1 milion dollar, 2 milion dollar i merr Zvicra si ofshor. Ky është një proces i gjatë.
Gazetarja: Zoti Ngjela është provuar që mes atyre llogarive ndodhen 30 shqiptarë. Janë biznesmenë, politikanë këtë nuk e dimë, por nëse kemi të bëjmë me emra të politikës shqiptare si do ta bëjmë?
Ngjela: Do hyjë shteti në mes. Ato që janë në Zvicër e ka prokuroria shqiptare dhe ajo e Zvicrës. Unë fola për ofshoret. Problemi i ofshoreve është ndryshe. E gjithë kjo do një proces gjyqësor. Sipas të dhënave të mija si avokat ka para në ofshor është një sasi shumë e madhe parash. Këtyre u ndodhi në Qipro ku humbën një sasi shumë të madhe parash nga kriza financiare që pati vendi. I kanë marrë nga Qiproja dhe i kanë çuar në Zvicër.
Shteti shqiptar nuk interesohet fare për këto pasi është i kapur, të dyja krahët do goditen nga këto. SPAK-u e ka në dorë këtë, por duhet të ketë të dhëna. Këta i mbron sekreti bankar, por i kanë kap shërbimet. Kapja e shërbimeve i krijon indiciet që prokuroria të fillojë procesin./m.j
Taku eshte sharlatani me i palere ne kete vend.