Real Madridi ka konfirmuar se do të ankohet pas vendimit të FIFA-s që i ndalon transferimet “Mbretërve” për dy afatet e ardhshme kalimtare, duke thënë se klubi madrilen nuk ka bërë asgjë të keqe. “Los Blancos” dhe Atletico u ndëshkuan për shkak të parregullsive me regjistrimin e lojtarëve nën moshën 18-vjeçare. Atletico orë më parë kishte konfirmuar se do të ankohet, ndërsa tani të njëjtën gjë e ka bërë edhe rivali i qytetit. “Real Madridi do të ankohet në këtë vendim të FIFA-s në të gjitha bordet sportive, duke e konsideruar absolutisht të papranueshëm”, thuhet në një njoftim të klubit të Realit.