Një katastrofë e vërtetë ka ndodhur në vijën bregdetate në një plazh të njohur Kili.
Banorët e Coliumo në rajonin qendror kilian të Biobío u zgjuan me pamjen e pazakontë të mijëra peshqve të ngordhur që mbulonin vendin.
Shërbimi Kombëtar i Peshkimit dhe Akuakulturës tha se po dërgon një ekip ekspertësh në zonë për të kryer një hetim dhe për të përcaktuar shkakun e ngjarjes së pazakontë.
Imazhet e grumbujve të peshqve të ngordhur që mbulojnë rërën në plazhin Coliumo u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.
Sipas raporteve lokale, peshqit e ngordhur përbëheshin kryesisht nga sardele dhe açuge, citon Ladbible.
Ndërkohë, fenomeni u raportua tek autoritetet nga peshkatarët dhe turistët vendas që vizituan bregdetin.
/a.r