Vizitat në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nga të huajt kanë qenë të shpeshta së fundmi.
Një grup hetimor nga Holanda ka qenë i pranishëm këtë të marte në godinën e qelqtë. Sipas informacioneve që “Fax News” ka siguruar mësohet se prokurori holandez ka mbërritur në vendin tonë për ekzekutimin e një letër-porosie.
Për Fax News ai u shpreh se kemi të bëjmë me një dosje tepër sekrete e cila është drejt konkludimeve përfundimtare. Ai ka qenë i shoqëruar nga prokurori i SPAK Ened Nakuçi, i cili është edhe prokurori i çështjes.
SPAK është treguar mjaft i rezervuar lidhur me hetimet e kësaj dosjeje dhe për cfarë bëhet fjalë por ajo çka mësohet është fakti se autoritetet e dy vendeve prej kohësh kanë shkëmbyer informacione duke kryer hetime të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe evidentimit dhe konfiskimit të aseteve që rrjedhin nga aktivitetet kriminale.
Bashkëpunimet me autoritete e huaja kanë qenë të shpeshta në Spak gjatë këtij viti. Vetem disa ditë më parë nga vendi ynë u larguan edhe prokurorët Belgë, të cilët janë duke kryer hetime lidhur me çështjen e ashtëquajtur “Toyota Yaris”, ku u gjetën 3.4 mln euro.
Hetuesit belgë janë larguar në fund të javës së kaluar nga vendi yne, ku përve☼ dëshmisë së kryedemokratit Lulzim morën dëshmitë edhe të mbi 7 personave të tjerë të cilit kishin dijeni për këtë ngjarjeve. Mes të pyeturve ka pasur edhe punonjës të mediave./m.j