Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Itali, ku një çift shqiptar ka përfunduar në prangat e Policisë italiane me urdhër të lëshuar nga Norvegjia. Kjo pasi burrë e grua akuzohen se kanë rrëmbyer djalin e tyre nga Norvegjia dhe më pas janë arratisur drejt Italisë.
Mësohet se djali 11-vjeçar ishte marrë nga autoritetet norvegjeze gjatë kohës ku familja jetonte në Norvegji, për shkak të keqtrajtimit. Djali i vogël ishte marrë nga familja dhe më pas i ishte besuar në një komunitet në Oslo. Më pas më 14 shkurt, 49-vjeçari dhe gruaja e tij 43-vjeçare morën fëmijën dhe u nisën me makinë në Padova, ku ishin fshehur nga disa bashkatdhetarë.
Pas verifikimeve policia i gjeti dhe më pas i arrestoi, e gjitha pas gjurmimit të makinës që u përdor për arratisje. Burrë e grua u dërguan në burg, në pritje të ekstradimit, ndërsa fëmija u vendos të mbahej në një ambient për të mitur në Padova.
/a.r