Në këtë javë të fundit të Shkurtit, përpara se të ndodhë tranzicioni për në muajin Mars gjatë ditëve të ardhshme, Meri Shehu parashikon lëvizje të forta.
Astrologia e njohur, e ftuar në studion “Rudina” në Tv Klan si çdo fillim jave, jep lajmin se një apokalips do të prekë secilën shenjë, por do të shënojë një zbulim të madh që e kërkojnë prej kohësh.
Dashi – 1 yll
Nuk duhet të mërziten sepse janë pak të lodhur, sikur po i lë fuqia. Nuk ndihen shumë energjikë dhe do dyshojnë në një marrëdhënie shoqërore ose pune. Ky do jetë apokalipsi i tyre që dikush nga njerëzit e afërt nuk i kanë thënë diçka të rëndësishme sepse diçka varet nga kjo e vërtetë. Dikush në ambientin e punës që i dashuron nuk e shpreh si duhet ndjenjën apo pasionin.
Demi – 5 yje
Si shenjë Toke, kanë fillim të mbarë jave. Marsi në Bricjap dhe Neptuni në Peshk i jep realizimin e një ëndrre, mundësie të madhe në projektet e tyre. Në fund të javës, Demët e lindur në 10-ditëshin e parë do kenë një përballje të fortë në lidhje me karrierën dhe kjo do i çorganizojë.
Binjakët – 5 yje
Do ecin shumë mirë në çështjet ekonomike dhe fati iu vjen në derë me një ndryshim të paparë e të çuditshëm. Kjo do iu japë mundësi investimi e të rrezikojnë. Një punë e re dhe e qëndrueshme duket në fillim të javës. Ta shohin si rikuperuese këtë fillim jave. Mërkuri me Uranin do i prekë disi, por të kenë kujdes atas të lindur në 10-ditëshin e parë.
Gaforrja – 3 yje
Është moment që kanë kaluar disa kriza ekonomike dhe në marrëdhënie të ndryshme, por do ta ndiejnë apokalipsin në lidhjet e ngushta familjare e shoqërore. Disa ekuilibra do të prishen dhe duhet të shohin raportin e dhënieve e marrjeve. Kjo do jetë java që do tregojë se duhet të ruajnë baraspeshën.
Luani – 1 yll
Luanët e 10-ditëshit të parë do zbulojnë diçka shumë të rëndësishme në punë, jetë apo marrëdhënie. Do ketë një të papritur që do ndikojë kushtet familjare dhe mund të ketë prishje të një lidhjeje apo martese. Duhet të nisin të ekuilibrojnë. Luanët e 10-ditëshit të tretë do kenë mbarëvajtje në çështjet ekonomike apo ndonjë investim.
Virgjëresha – 2 yje
Një javë e bukur për këtë shenjë dhe produktive lidhur punën, investimet, organizimet e projekteve sepse Marsi në Bricjap e ndihmon së bashku me Neptunin në Peshk. Të kenë kujdes me shpenzimet që fillojnë në fundjavë. Mund të hyjnë në një risk ose dëshirë për të dhënë më shumë në punën apo marrëdhëniet e reja bashkëpunuese që mund të shkaktojë lodhje apo humbje në anën ekonomike në fund të javës. Problemet në punë mund të shkaktojnë një apokalips të vogël për ata që janë hasur me to.
Peshorja – 2 yje
Do kenë shumë punë, lëvizje dhe nervozizëm. Do lidhen shumë me punën, familjen e pronësinë. Duhet të shohin favorizimin ekonomik në fillim të javës sepse në fund të saj mund të dalin shpenzime të papritura.
Akrepi -5 yje
Javë romantike e erotike. Do ta shijojnë e ndiejnë, madje Hëna në Akrep në fillim të javës do japë njohje, dalje e zhvillime. Neptuni do realizojë një lidhje të bukur me Marsin duke iu sjellë partnerë erotikë që do i shijojnë jashtë mase. Fundi i javës do jetë problematik në marrëdhëniet familjare për të lindurin në 10-ditëshin e parë.
Shigjetari -2 yje
Do merren me familjen, intensitetin e punës dhe do humbin nga gjërat e reja, kontaktin me shoqërinë. Nuk do mundin të amrrin dot një çështje të rëndësishme ekonomike që prisnin, sidomos ata të lindur në 10-ditëshin e tretë.
Bricjapi – 4 yje
Marsi në shenjën e tyre bën një lidhje shumë të bukur me Neptunin dhe mudntë kemi një intuitë për të filluar punë e biznese të rëndësishme, sidomos të lidhur me turizmin.
Ujori – 5 yje
Pavarësisht se ata të lindur në 10-ditëshin e parë do kenë një fundjavë të sforcuar, do kenë një ndryshim të madh për të ardhmen. Një i afërm i tyre ka bërë prapaskena që ka sjellë probleme në punën e biznesin e tyre.
Peshqit – 5 yje
Kanë një javë romantike, të këndshme dhe do bëjnë biseda të mira. Ata që kanë qenë të mbyllur e të tërhequr do kenë shansin të thonë fjalën e tyre e të shprehin ndjenjat. Në fund të javës mund të ndodhë diçka që nuk iu pëlqen, por po ta thonë më para do t’i ndihmojë jashtë mase.
/b.h