Ndër punët dhe profesionet më të çuditshme që po qarkullojnë aktualisht nëpër botë, kjo të çudit vërtet.
Sophie, ka ofruar punë për dikë që të muallijë, ta ledhatojë sikurse një mace, teksa ajo fle. Duke theksuar që kjo shpallje nuk është trik apo shaka, ajo thotë se do të paguajë 30 paund orën dhe kërkon dikë të punojë prej orës 11 deri në orën 6 të mëngjesit, shkruan The Sun.
“Do të ofroj qumësht dhe peshk, por lejohet që të hash vetëm kur unë të jem duke fjetur, sikurse tualetin që mund të përdorësh vetëm kur unë të jem në gjumë”- shkruan në shpalljen e Sophie.