Një person është gjetur i pajeteë këtë të hënë në banesën e tij në Elbasan. Policia lokale bëri me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet I. D., 49 vjeç, i cili jetonte i vetëm.
“Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, raporton policia.
Elbasan /Informacion paraprak
Më datë 21.02.2022, rreth orës 12:00, në lagjen “Çlirimi” Elbasan, është gjetur i pajetë në banesën e tij, shtetasi I. D., 49 vjeç, i cili jetonte i vetëm.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari