Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me projektin për Portin e Durrësit, për të cilin thotë se është i përfshirë së bashku me Kryeministrin Edi Rama.
Edhe pse Basha këto akuza i mohoi dy ditë më parë, Sali Berisha i ka kërkuar Bashës që të sqarojë qytetarët përse menaxheri i kompanisë së tij është i njëjti person që menaxhon edhe kompaninë e investitorit arab për Portin e Durrësit.
“E dëgjuat pardje këtu Bravën? I thoshte gazetarëve dhe gazetarëve se i përmendet emri për këtë aferë edhe kreut të qeverisë edhe mua. Po u përmendet se që të dy jeni të zhytur këmbë e krye në këtë aferë.
Jepu pak shpjegim qytetarëve shqiptarë. Çfarë deshte i njëjti menaxher për arabin edhe kompaninë tënde Lul? Si ka mundësi? U tha shqiptarëve se ai dha dorëheqjen nga kompania e Bravës. Tre muaj edhe pasi kishte njoftuar, ai vazhdonte punën sepse priste të shiste apartamentet në parandërtim në territorin që duan t’i grabisin Durrësit. Duhet të bëhemi gati për protestat më të fuqishme. Kur të vjedhin shpirtrat tanë do mund të vjedhin Durrësin”, tha Sali Berisha nga Durrësi gjatë një takimi me banorë të zonës së ish-kënetës.
/a.r