Një person është gjetur i pajetë në tragetin e linjës Greqi-Italia, ku dy ditë më parë shpërtheu në flakë në ujërat territoriale shqiptare rrugës për në brigjet italiane.
Trupi i djegur i një burri është gjetur pasditen e sotme në garazhin 2 të tragetit, Euroferry Olympia. Më herët është shpëtuar një 21-vjeçar nga Bjellorusia, shofer i një kamioni me targa lituaneze.
Përfaqësuesi i Rojës Bregdetare, kapiteni Nikos Alexiou, duke folur për SKAI-n, është shprehur optimist se në anijen e djegur do të gjenden të mbijetuar të tjerë dhe për këtë operacioni i shpëtimit vazhdon.
/a.r