Ambasadorja italiane në Australi, Francesca Tardioli ka humbur jetën tragjikisht.
Mësohet se 57 vjeçarja ka ndërruar jetë pasi u rrëzua nga një ballkoni në Foligna, ku shkoi për pushime. Sipas të dhënave të para, ambasadorja ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë mbi gardhin e tarracës, raporton CDS.
Tardioli mbante postin e ambasadores italiane në Australi që nga viti 2019. Ajo ka punuar më parë në ambasadat dhe konsullatat italiane në Shqipëri, Arabinë Saudite dhe Libi, në NATO dhe Ministrinë e Jashtme italiane.
/a.r