Të ndara në 6 zona me ngjyra, ku e kuqja përfaqëson nivelin më të ulët të zhvillimit dhe ngjyra blu nivelin më të lartë, Shqipëria renditet tek ngjyra e kuqe. Në indeksin botëror të zhvillimit financiar Shqipëria zë vendin e 107 në mbi 180 vendet e marra në studim. Disi më mirë paraqitet në indeksin e zhvillimit të institucioneve financiare ku renditet në vendin e 90.
Në studimin e FMN zhvillimit financiar përfshin përmirësimet në funksione të tilla të ofruara nga sistemet financiare si:
(i) bashkimit të kursimeve;
(ii) ndarjes së kapitalit në investime produktive;
(iii) monitorimi i këtyre investime;
(iv) Risku dhe diversifikimi; dhe
(v) shkëmbimi i mallrave dhe shërbimeve.
Secila nga këto funksione mund të ndikojë në vendimet për kursim dhe investime dhe efikasitetin me të cilën janë ndarë fondet. Për pasojë zhvillimi i tregjeve financave ndikon në akumulimin e kapitalit fizik dhe njerëzor dhe është një faktor i rëndësishëm i produktivitetit dhe nga tre faktorët që përcaktojnë rritjen ekonomike.
Me kalimin e kohës, sektori financiar ka evoluar në të gjithë globin dhe sisteme moderne financiare po aplikohen në shumë aspekte.
Për shembull, ndërsa bankat tradicionalisht kanë zënë pjesën më të madhe të tregut, linja të tjera si bankat e investimeve, kompanitë e sigurimit, fondeve e investimit, fondet e pensioneve po zhvillohen gjithnjë e më shumë. Në mënyrë të ngjashme, tregjet financiare kanë zhvilluar mënyra që lejojnë individët dhe firmat të diversifikojnë kursimet e tyre. (Monitor.al)