NATO po zhvendos stafin me bazë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, në Lviv në perëndim të vendit dhe në Bruksel për arsye sigurie, sipas Reuters. “Siguria e personelit tonë është parësore, kështu që stafi është zhvendosur në Lviv dhe Bruksel. Zyrat e NATO -s në Ukrainë mbeten funksionale”, tha zyrtari për Reuters, pa dhënë një vlerësim të njerëzve dhe pozicioneve që ishin zhvendosur.
Kjo pason vendimet e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar për të zhvendosur operacionet e tyre të ambasadës në Ukrainë nga Kievi në Lviv. Disa vende të tjera kanë zhvendosur diplomatët dhe shërbimet jashtë kryeqytetit gjithashtu.