Misteret e vrasjes se 46 vjeçaritAltin Alikaj në Vlorë po zbardhen. 46-vjeçarit i është gjetur një plumb në shpatull nga krahu i zemrës si dhe fraktura në kokë që fillimisht u dyshua se ishte qëlluar me sëpatë.
46 vjeçari para disa kohësh ka qenë në Kosovë dhe sipas burimeve atij i është mbajtur pasaporta në kufi. Në Shqipëri ai ka ardhur ilegalisht. Pas vrasjes autori dyshohet se i ka marrë telefonin pasi nuk gjendet. Vrasja dyshohet se ka disa ditë që ka ndodhu dhe ka qenë e mirë menduar.
Ngjarja u regjistrua në lagjen “24 Maji”, teksa Alikaj ishte shpallur në kërkim që prej datës 11 shkurt, ndërsa denoncimin në polici e kishte bërë kushëriri i tij. Ai u gjet nga e ëma, e cila sapo ishte kthyer nga Greqia, ndërsa dyshohet se viktima ishte përdorues droge.
Dyshohet se Alikaj është vrarë me armë zjarri, por ende rrethanat e vdekjes së tij janë shumë të paqarta. Në kokën e viktimës ka pasur një plagë, teksa familjarët pretendojnë se në banesë kanë gjetur një sëpatë të me gjak.
Po ashtu sipas tyre, autori apo autorët kanë helmuar qentë e komshinjve, në mënyrë që të mos lehnin për të sinjalizuar futjen e tyre në banesë dhe po ashtu kanë ulur automatin në shtëpinë e viktimës.
Trupi është dërguar në morg, ku po i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Deri më tani janë shoqëruar tre persona nga policia e Vlorës. Ata kanë njohje me 46 vjecarin./m.j