Një nga producentet e fenomenit televiziv Big Brother VIP, Sara Hoxha vetëm një orë para spektaklit zbuloi disa nga surprizat e mbrëmjes së sotme.
I kthye në një ‘fiksim’ për të gjithë shqiptarët, sonte do të kurorëzohet fituesi i kësaj aventure spektakolare.
Producentja Sara Hoxha tha se sonte të gjithë finalistët do të marrin surpriza si kurrë më parë dhe të gjithë ata do të dalin jashtë shtëpisë.
“Sot nata finale do bëhet në disa studio të ndryshme, do kemi një studio tërësisht të re që do quhet ‘arena e yjeve’ ku ata do përballen me shumë emocione. Do kemi surpriza në disa nga institucionet më të rëndësishme në Tiranë”, tha ajo.
/b.h