Besnik Mustafaj ka bere homazhe për mikun e tij prej 50 vitesh, Bardhyl Londo, që u nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë.
Për News 24 tregon bisedat e fundit dhe një akt të rrallë gjatë regjimit komunist
Ndarja nga jeta e poetit Bardhyl Londo, ka trishtuar miqtë dhe ata që e njohën nga afër në vite të vështira diktature dhe në ditët e lirisë. Londo prej shumë vitesh ka qëndruar I tërhequr, por forca e karakterit sillet në vëmendje kur ai nuk është më.
“Bashkudhëtar në letërsi, kemi qenë bashkë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe bashkë në politikë si deputetë të PD. Dhimbja ime për një mik të çmuar për një gjysmë shekulli është e madhe. Përtej kësaj dhimbje doja t’i bëja një homazh se si rrallë kush ai ka gjetur në veprën e tij, prerjen e tij të asaj që është shqiptare e universal.
Është monumentale qëndrimi që mbajti Bardhyl Londo kur Sigurimi i kërkoi të bënte një raport për Visar Zhiti dhe ai e refuzoi. Është nga të rrallët që e pati guximin në atë brez të thoshte nuk bashkëpunoj me sigurimin kundër një poeti”
Ka qenë kryetari më liberal I Lidhejs së Shkrimtarëve, ai edhe Xhevahir Spahiun. Dua të përmend një gjest shumë njerëzor të djalit të Xhevahir Spahiut, Orgesi, që është doktori që e ndoqi gjendjen mjekësore deri në çastet e fundit. Në një nga poezitë, ai ka thënë që vetëm një do qajë seriozisht, kabaja përmettre, që ai i ka bërë himnin.
Prej kohësh Londo, kurohej për një sëmundje të rëndë po pa u dorëzuar.
“Kam komunikuar me të deri para 10 ditësh. E kishte bërë oepracionin, e dinte fundin, por ishte I fortë dhe me dashuri për jetën. E kishte shpërfillur vdekjen”, thotë Mustafaj./m.j