Partia Demokratike ka reaguar për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili ishte sot në Dibër për të prezantuar Premtim Kryemadhin, kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” më 6 Mars.
PD ka publikuar një videomontazh të përgjigjeve të dosjes së zgjedhjeve në Dibër, ndërkohë që sipas demokratëve ishte bashkëshortja e Premtim Kryemadhit, Belina Zeneli, prokurorja që mbylli çështjen.
“Non Grata vazhdon sulmet kundër demokrateve. Kandidati i Shtëpisë së Ilirit, ne Dibër përfaqësojnë korrupsionin që po e mban peng Shqipërinë, është njeriu i zgjedhur nga Ulsi Manjes dhe po punon për të. Sepse gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, nuk i hetoi ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës që u kapën duke blere votat ne Diber.
Non-grata dhe Meta po i poshtërojnë dibranet me burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila nuk ka kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me mbi 300 kallëzime të bëra nga qytetarët dibranë, duke i lënë ata pa drejtësi për hallet e tyre.
Demokratët dhe qytetarët dibranë nuk d të pranojnë kurrë njerëz të tillë. Ata e dinë se nëse zgjedhim Berishën dhe Metën, mbajne Ramën”, shkruan PD./m.j