Kompania më e madhe shqiptare e telekomunikacionit ka vendosur në fokus të mbështetjes të rinjtë sipërmarrës dhe idetë e tyre të biznesit start-up dhe në fushën e digjitalizimit.
Në këtë frymë ajo krijoi edhe platformën e quajtur “SuperGeneration”, e cila ofron suport me teknologji dhe dije për të gjithë të rinjtë që kanë një ide inovatore biznesi në këto fusha.
Nëpërmjet “SuperGeneration”, ALBtelecom ka shkuar edhe më tej në mbështetje, duke shpërblyer në mënyrë direkte idetë më të mira. E tillë ishte edhe mbështetja e ofruar nga ALBtelecom për Demo Day nga Tirana Inc, ku 10 ekipe finaliste konkurruan në konkursin e sipërmarrjes me ide të shkëlqyera.
Përzgjedhja e ideve fituese u krye nga një juri e dedikuar, pjesë e së cilës ishte edhe CEO e ALBtelecom, Znj. Bilgen Aldan, e cila ka promovuar personalisht qasjen e digjitalizimit dhe ekonomisë digjitale në të gjitha platformat vendimarrëse.
Idea fituese e çmimit të parë të Demo Day nga Tirana Inc ishte “RentNow”, një sistem për shërbimet e marrjes me qira të makinave, i cili menaxhon rezervimet në internet, lejon pagesat e sigurta, përditësimet në kohë reale për makinat e disponueshme, kontakte të drejtpërdrejta ndërmjet klientëve dhe kompanive dhe promovim në internet.
ALBtelecom shpërbleu me 2500€ idenë fituese të 3 studentëve nga Universitetit POLIS, në degën Shkenca Kompjuterike.
Gjatë dhënies së këtij çmimi Znj. Bilgen Aldan u shpreh se e ardhmja e ekonomisë shqiptare është digjitalizimi dhe promovimi i mjedisit start-up drejt mundësive të reja lokale e ndërkombëtare dhe ALBtelecom do të jetë partneri i besueshëm për çdo sipërmarrës të ri.