Edhe pse situata pandemike duket e qëndrueshme, autoritetet shëndetësore vijojnë të bëjnë apel për respektim të masave anti-Covid. Nëse 1 vit më parë shumica e qytetarëve mbanin me vete dezinfektant apo maska, gjatë kësaj periudhe vihet re një neglizhencë e konsiderueshme.
“Krahasuar me një vit më parë, kërkesa për dezinfektantë është në rënie, ndërsa për maska vazhdojnë. Grupmoshat që i ndjekin më shumë pjesën e masave parandaluese janë familjarët, pensionistët, më neglizhentë janë grupi i të rinjve. Çmimet janë siç kanë qenë para pandemisë”.
Megjithatë qarkullimi i Covid-19 ka shtuar interesin për marrjen e vitaminave dhe suplementeve të ndryshme sipas specialistëve.
“Kërkesa për suplemente që nga 2019 është rritur. Vazhdojnë të jenë të njëjta edhe për persona që nuk janë duke kaluar Covid, janë informuar për përfitimet e suplementeve”.
Specialistët theksojnë se pandemia e Covid ka ndikuar pozitivisht tek popullata veçanërisht për kontrollet bazë mjekësore.
“Ka ndikuar pozitivisht në dy aspekte që janë shumë të rëndësishme. E para, përdorimi i vitaminave që në shoqëritë perëndimore përdoren prej dekadash e janë normale. E dyta, monitorimi i shëndetit duke kryer analizat bazike që më parë liheshin pas dore”.
Covid-19 gjate muajit Shkurt ka shënuar rënie të numrit të infektimeve dhe humbjeve të jetëve.
/a.r