Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj dhe juristi Plarent Ndrecaj janë përfshirë në një debat të ashpër teksa ishin duke diskutuar për çështjen e inceneratorëve. Të dy, të ftuar në emisionin “Opinion”, Shehaj akuzoi Ndrecajn duke i thënë se po mbron persona të cilët sipas tij, Prokuroria e Posaçme (SPAK) i akuzon për vjedhjen e mbi 3 milionë euro. Kjo gjë ka sjell reagimin e Ndrecajt, i cili ndërhyri ashpër.
Shehaj: Ajo që thua ti është një përgjigje vetëm për t’u justifikuar.
Ndreca: Ju jeni të çuditshëm fare. Unë ju them shikoni faktet ju shkoni prapë.
Shehaj: Ju vjedhur ne jemi të çuditshëm, nuk e kuptoj këtë gjë.
Ndreca: Çfarë po justifikojmë? Lëri këto, ju vidhni, ç’i keni këto historia, kush je ti që thua ju vjedhni? Si mund ta thuash?
Shehaj: E thotë SPAK-u.
Ndreca: A keni fytyrë ju a s’keni?
Shehja: Fytyrë nuk ke ti që mbron ti dhe mos më thuaj mua… SPAK thotë që ai që mbron ti ka marrë 3 milionë e gjysmë euro.
Ndreca: Më thuaj përballë.
Shehaj: Përballë të kam.
Ndreca: E dëgjon veten kur flet?
Shehaj: E ka thënë SPAK-u e ti e mbron.
g.kosovari