Pasagjerët e anijes Greqi-Itali, e cila u pushtuan nga flakët e mëdha të zjarri në orët e para të mëngjesit sot kanë përshkruar për mediet greke momentet e tmerrit dhe të agonisë, teksa zjarri po pushtonte tragetin me të cilin udhëtonin.
Sipas tyre pasagjerët u panikosën dhe u tmerruan në fillim të zjarrit, por me udhëzimet e duhura që iu dha nga ekuipazhi gjithçka shkoi mirë, thanë ata për “Proto Thema”.
“Nëse ekuipazhi nuk do të kishte reaguar menjëherë, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur, ndoshta nuk do kishim mundur të largoheshim në kohë nga anija. Flakët filluan të dilnin nga kuvertat e jashtme pasi ne u larguam nga anija. Atëherë ishte momenti që dëgjuam shpërthime. Ekuipazhi ishte i organizuar dhe i trajnuar, këtë e kuptova”, tha një pasagjer.
“Ajo që përjetuam ishte një makth”
Siç thotë një pasagjer tjetër i anijes, “Gjithçka filloi nga garazhi i anijes rreth orës 4:30. Për fat të mirë, gjithçka shkoi mirë, por nuk e di se çfarë po ndodhi në garazh. Ajo që përjetuam ishte një makth.”
Sipas informacioneve, kapiteni i anijes bëri me dije se të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë mbledhur nga anijet lundruese, mjete lundruese të portit dhe rojet bregdetare italiane.
Në anije ndodheshin 288 pasagjerët nga të cilët 51 ishin anëtarë të ekuipazhit.
Vetëm një pasagjer ka probleme të frymëmarrjen. Sipas ERT, zjarri ka nisur nga kuverta e 3-të, ku ishin parkuar kamionët.
Një banor i Korfuzit, ka përshkruar se tymi i zi ka mbuluar një zonë të madhe të Shqipërisë dhe Korfuzit, megjithatë flakët nuk duken më dhe konstaton se zjarri është shuar.
Mediat helene kanë publikuar pamjet e operacionit të shpëtimit të pasagjerëve të 288 pasagjerëve nga anija e linjës Igumenicë-Brindisi, ku një zjarr i madh ra dhe shkaktoi panik te të gjithë personat në bord. Të gjithë pasagjerët janë transportuar me varka shpëtimi dhe u dërguan drejt Korfuzit. Televizoni shtetëror grek “ERT” ka publikuar një video ku dëgjohet mesazhi për ndihmë “mayday”.
g.kosovari